TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja janë zbuluar nga gazetarja Dorjana Bezat për ngjarjen në Tropojë. Autori i vrasjes dyshohet se është zjarrfikës. BalkanWeb ka mundur të sigurojë edhe një foto të tij.
Dyshohet se, autori i dyshuar, Altin Ismajlisufaj, dhe viktima Isat Goçaj kishin konflikte pronësie që çuan në vrasjen me armë zjarri.
Ismajlisufaj është në kërkim nga Policia pasi pas vrasjes në fshatin Çerem ku banonin të dy është larguar në drejtim të paditur.
[caption id="attachment_563314" align="alignnone" width="850"]
Altin Ismajlisufaj[/caption]
NJOFTIMI
“Vret me armë zjarri 49- vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar. Sot, rreth orës 15:30, në fshatin Çerem, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi I.G., 49 vjeç, banues në Çerem.
Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit A. I., banues në Çerem.
Vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.