AKTUALITET, 4 Shtator 2021, 19:10

Francë, 95 viktima dhe mbi 13 mijë raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Francë, 95 viktima dhe mbi 13 mijë raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 13,466 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), sipas të dhënave nga Agjencia e Shëndetit Publik

Sipas të dhënave nga Agjencia e Shëndetit Publik, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 6,812,706 ndërsa me 95 vdekje numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 ka arritur në 114,773.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 10,816 persona, prej të cilëve 2259 në kujdes intensiv.

Ndërkohë norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 në shtatë ditët e fundit ka qëndruar në 2,6 për qind.