AKTUALITET, 4 Shtator 2021, 15:51

“Jo more s’është debat ky, shumë banale!”/ Haki Abazi nuk duron dot, çohet dhe ikën nga emisioni, lë pa fjalë të tjerët…

“Jo more s’është debat ky, shumë banale!”/ Haki

Kryetari i Komisionit Parlamentar për punët e Jashtme, Haki Abazi ka lënë studion ku ishte i ftuar për të diskutuar lidhur me raportet e qeverisë së Albin Kurtit me aleatët në emisionin Politiko.

Teksa po diskutonin lidhur me investimin për gazsjellësin, Abazi nuk ka duruar dot dhe ka vendosur që të largohet nga emisioni, duke pretentuar se debati ishte banal për të. Edhe pse për asnjë moment askush nuk ofendoi askënd.

“Jo more nuk është debat ky, shumë banale!,”-tha ai teksa ikte nga studioja e emisionit “Politiko”, mdërkohë që veprimi i tij la pa fjalë të gjithë të tjerët.