AKTUALITET, 4 Shtator 2021, 16:25

Kaos në Malin e Zi/ Përshkallëzohen protestat, ekstremistët serbë thyejnë kordonin e policisë dhe bllokojnë rrugët drejt Manastirit të Cetinjes

Kaos në Malin e Zi/ Përshkallëzohen protestat, ekstremistët

Mali i Zi po përballet tashmë me një kaos në disa rrugë me rastin e fronizimi të Mitropolitit Ioaniki të Malit të Zi.

Më parë një grup qytetarësh bllokuan rrugën kryesore Podgoricë-Cetinje. Më parë, ata bllokuan rrethrrotullimin në hyrje të Cetinjes.

Një grup ekstremistësh serbë kane thyer kordonin e policisë dhe tanimë janë drejt shkuarjes në Cetinje.

https://twitter.com/didileja/status/1434130966679855111?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1434130966679855111%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fkaos-ne-malin-e-zi-pershkallezohen-protestat-ekstremistet-serbe-thyejne-kordonin-e-policise-dhe-bllokojne-rruget-drejt-manastirit-te-cetinjes%2F

Sipas reporterit të “Vijesti”, qytetarët kanë derdhur gurë në rrethrrotullim.

Një pjesë e atyre që u mblodhën, të udhëhequr nga kleri i Kishës Ortodokse Malazeze (CPC), u drejtuan drejt “Pompës së benzinës” pranë rrethrrotullimit.

Më herët sot, një grup qytetarësh hoqën gardhin mbrojtës të vendosur në Dvorski trg, përballë manastirit të Cetinjes.

Që nga mëngjesi, banorët e Cetinjes janë indinjuar për shkak të gardheve që janë ngritur në qytet.

Të dielën, 5 Shtator, fronëzimi i Mitropolitit Ioaniki të Malit të Zi dhe Litoral është planifikuar në Manastirin e Cetinjes.