TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati gjatë një takimi të organizuar nga Franca dhe Gjermania kërkoi që të gjithë vendet e Ballkanit duhet të ndalojë urgjentisht eksportimin e armëve me vendet, që janë ende në luftë.
Ministri Bushati deklaroi në “Takimin kundër trafikimit të armëve dhe mbajtjes së tyre”, se Shqipëria ka shënuar progres pozitiv në angazhimet për paqe dhe stabilitet në rajon, por jo vetëm.
Deklarata e Bushatit:
Kemi përmbushur angazhimet për paqen dhe për sigurinë. Legjislacion ka patur progres. Duhet më tepër sforco nga ne dhe të gjithë aktorët ballkanikë.
Kjo është një sfidë e madhe, e për pasojë kërkon një bashkëpunim nde rajonal. Ne duam shkëmbimin e informacioneve nga të gjitha eksperiencat rajonale.
Është e rëndësishme kjo. Duhet të ndalojnë trafikimin e ardhmëve me vendet që janë në konflikt. Dua të falënderojë të gjithë partnerët, jo vetëm Gjermaninë dhe Francës, në mënyrë që objektiva të plotësohen.TPZ.AL