AKTUALITET, 19 Shtator 2018, 23:28

Haradinaj: Në fund të vitit heqim kufirin Shqipëri-Kosovë

Haradinaj: Në fund të vitit heqim kufirin Shqipëri-Kosovë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi sot se në fund të vitit do të hiqen kufijtë mes Shqipërisë e Kosovës.

Haradinaj tha në “Opinion” se kufiri mes dy vendeve me shqiptarë ka krijuar pengesa e shqetësime duke shprehur vullnetin për heqjen e tyre.

“Nga ndërrimi i viteve nuk do të ketë më barrikadë fizike në kufirin Kosovë –Shqipëri. E kemi biseduar me Kryeministrin Rama dhe me kolegë të tjerë, që diku në ndërrim të moteve të hapet. Do të ketë kamera. Do të ketë një monitorim, por nuk do të ketë barrikadë fizike, jo prezencë fizike të kontrollit”, tha kryeministri i Kosovës.