AKTUALITET, 20 Shtator 2018, 00:03

Aksidenti/ Shoferin e kamionit e zënë poshtë gurët, plagoset rëndë

Aksidenti/ Shoferin e kamionit e zënë poshtë gurët, plagoset

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër ku një 47-vjeçar është plagosur rëndë.

Shoferi ishte me një mjet të tonazhit të rëndë të ngarkuar me gurë. Spondi i makinës është hapur dhe gurët e kanë zënë poshtë.

Në vend shkoi policia dhe ambulanca dhe 47-vjeçari me iniciale A.K. nga fshati Dukaj është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë.