TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sot është java e katërt që opozita bojkoton parlamentin duke u zhvendosur kësaj radhe në qytetin e Vlorës.
Njësoj si në tre takimet e para, edhe sot Basha pritet të denoncojë me emra individët me rekorde kriminale, që janë të lidhur me qeverinë. Një ditë pas paralajmërimit nga Lulzim Basha, PD depozitoi kallëzim penal për kryeinspektorin e IKMTsë në Vlorë, Fatmir Meta, i cili u përplas verbalisht me deputetin demokrat të Vlorës, Agron Shehaj.
Për opozitën është e qartë se kur përfaqësuesit e Policisë guxojnë të kërcënojnë edhe deputetët e Kuvendit, njerëzit e thjeshtë e kanë të pamundur dhe të frikësuar të reagojnë.
Mbledhja
Opozita e bashkuar do të mblidhet sot në orën 10:00 në Vlorë. Në seancën e sotme të opozitës pritet të marrë pjesë edhe aleati i ri i demokratëve, Shpëtim Idrizi, ndërkohë që do të mungojë kreu i PBDNJ-së dhe deputeti i Vlorës, Vangjel Dule.
Gjatë fjalës së tij, Basha do të kërkojë edhe njëherë nga maxhoranca dhe Kryeministri Rama të miratojnë pa asnjë vonesë nismën kushtetuese të opozitës për veting në politikë.
Basha ka përcaktuar edhe shtyllat se si do të realizohet ky proces, duke nisur që nga krijimi i një komisioni profesionistësh të pavarur dhe deri te mbikëqyrja ndërkombëtare që do t’i bëhet në tërësi gjithë procesit. TPZ.AL