AKTUALITET, 19 Shtator 2018, 23:24

Teatri/ Nesër protestë kundër grabitjes së pronës publike nga treshja "Rama-Fusha-Veliaj"

Teatri/ Nesër protestë kundër grabitjes së pronës

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, njofton se ditën e nesërme do të zhvillohet një protestë përballë parlamentit, kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Protesta do të nisë në orën 9:45 minuta.

‘Nesër opozita duhet të mbrojë Teatrin në Parlament. Të mos lejohet miratimi i ligjit antikushtetues’, shprehet aleanca.

Projektligji i amenduar nga qeveria, në kushte paligjshmërie, do të prezantohet ditën e nesërme në Kuvend, ku pritet të miratohet me votat e mazhorancës. Presidenti i Republikës, nuk do të ketë mundësi të shqyrtojë projektligjin, pasi bëhet fjalë për të njëjtin projektligj që e ka kthyer njëherë, por me disa amendime.  Ky projektligj, i hap rrugën shembjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të një teatri të shoqëruar me kulla, nga firma "Fusha sh.p.k".

Aktivitët kanë paralajmëruar rezistencë. Një nga zërat më kritikë të projektit "Rama-Fusha-Veliaj", është analisti Fatos Lubonja, i cili ka bërë thirrje për rezistencë fizike, për të mbrojtur godinën e teatrit.

Opozita gjithashtu, deklaron se nuk do të lejojë shembjen e godinës.

/TPZ.AL/

LEXO EDHE: 

http://www.tpz.al/2018/09/19/si-e-nxori-edi-rama-veten-bllof-per-shprehjen-e-interesit-per-tearin-nga-shkelqim-fusha/