TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Opozita ka vendosur ta bojkotojë seancën e sotme plenare duke u mbledhur në qytetin e Vlorës, ndërsa mazhoranca në Tiranë pritet të miratojë disa ligje ku më i rëndësishëm është dekreti i Presidentit Meta për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.
Përmes vendimmarrjes së Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, maxhoranca do të pranojë dekretin për të rrëzuar ligjin, por duke amenduar disa ndryshime për rihapjen e garës për Teatrin e ri Kombëtar.
Ditën e djeshme për këtë çështje, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim për 60 minuta në Kuvend me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.
Gjithashtu në seancën e sotme pritet të raportojnë edhe Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku dhe kreu i ILDKPI-së, Shkëlqim Ganaj. TPZ.AL