TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tetë ndeshjet e sotme të Ligës së Kampionëve dhuruan spektakël dhe gola. Spikasin fitoret e në transfertë të Bajernit, Juventusit, Lionit dhe Mançester Junaitid. E veçanta, kartoni i kuq i Kristiano Ronaldos.
Reali u falet kryeveprës së Iskos dhe Bale
Një gol fantastik nga goditja e lirë e Iskos në minutën e 45-të i dha kryesimin Realit të Madridit ndaj Romës në pjesën e parë. Gareth Bale shënoi golin e dytë në minutën e 58-të për kampionët në fuqi të Europës. Golin e tretë për madrilenët e shënoi Mariano në të 91’. Përfundimisht 3-0.
Levandovski dhe Sançez zbërthejnë Benfikën
Sulmuesi Robert Levandoski, me golin e tij në minutën e 10-të kaloi në avantazh Bajernin e Munihut në transfertën me Benfikën në Portugali në ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve, grupi E. Një goditje me të djathtën, pas asistit të Albabës. Renato Sançez dyfishoi shifrat në minutën e 54-t. Bajerni fiton 2-0.
“Dopio” Pjaniç i mjafton Juventusit
Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjaniç, realizoi dy gola me penallti, një në çdo pjesë loje: 45’ dhe 51’, duke i çuar shifrat në 2-0 ndaj Valencias. Kampionët e Italisë po luajnë nga minuta e 30-të me dhjetë lojtarë, pas ndëshkimit të Kristiano Ronaldos me karton të kuq. Një fitore bindësë 2-0 e Juves.
Lion shokon Sitin në Mançester
Një gol i sulmuesit të Lionit, Gnaili Kornet, në minutën e 26-të befasoi vendasit e Mançester Sitit në “Etihad Stadium”. Francezët shfrytëzuan në maksimum rastiun që iu paraqit. Fekir (43’) dyfishoi shifrat duke lënë të shtangur Pep Guardiolën. Bernardo Silva shkurtoi diferencën në 2-1 në minutën e 67-të. Ndeshja është e vlefshme për grupin F të Ligës së Kampioneve, grupi E.
Mançester Junaitid argëtohet me Jang Bojs
Dy gola nga Pol Pogba (35’ dhe 44’, ky i fundit me penallti) dhe rrjeta e Martial në të 66’ i siguruan fitoren 3-0 Mançester Junaitid ndaj zviceranëve të Jang Bojs. Çekët e Viktoria Plzen mposhtën 2-1 rusët CSKA së Moskës: dygolësh i Kremençik (29’ dhe 41’), si dhe gol i Shalov (49’) për rusët.
Në ndeshjet e orës 18:55, Ajaksi fitoi 3-0 me grekët e AEK-ut të Athinës, ndërsa ukrainasit e Shahktar Donteskut barazuan 2-2 me gjermanët e Hofenheimit.
/TPZ.AL/