AKTUALITET, 20 Shtator 2018, 08:54

47 vjeçari me depresion hidhet nga kati i 7-të në Vlorë

47 vjeçari me depresion hidhet nga kati i 7-të në Vlorë

Një 47 vjeçar me iniciale L.M është gjendur i pajetë poshtë pallatit të tij në lagjen “28 nëntori” në Vlorë. Ngjarja mendohet se ka ndodhur rreth orës 5:37, dyshohet se 47 vjeçari është hedhur nga kati i 7-të i pallatit.

Policia deklaron se nga veprimet hetimore dhe deklarimet e familjareve dyshohet se viktima mund të jetë hedhur nga ballkoni i banesës së tij, kati i 7-të i pallatit në kushte depresive.

47-vjeçari me iniciale L.M., kurohej nga depresioni. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

TPZ.AL