AKTUALITET, 20 Shtator 2018, 09:50

”Frymëzim”, zbulohet simpatia e veçantë e Flori Mumajesit për deputeten shqiptare (Foto)

Flori Mumajesi, i cili është një nga artistët më të suksesshëm shqiptarë ka treguar për herë të parë publikisht simpatinë e tij për një ndër politikanët shqiptare.

Ajo është deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma dhe kjo vërtetohet në instagramin e tij. Këngëtari ka postuar një pjesë fjalimi të saj duke e quajtur atë frymëzim.

Fjalimi është shkëputur nga fjala e deputetes demokrate në Durrës, ku Duma flet për karrierën dhe jetën në përgjithësi përpara të rinjve. Ky është një nga fjalimet që është bërë mjaft viral në rrjet për mesazhet që përcjell.