AKTUALITET, 4 Maj 2018, 10:50

Trafik droge me avion nga Shqipëria në Itali, reagon Policia e Shtetit

Trafik droge me avion nga Shqipëria në Itali, reagon Policia e Shtetit

Policia e Shtetit ka reaguar me nje sqarim pas lajmit te dhene nga mediat italiane lidhur me operacionin per nje grup kriminal qe trafikonte droge me avione te vegjel nga Shqiperia drejt Italise.

Sipas policise shqiptare, behet fjale per nje operacion te vitit 2015 i koduar “Free-Flight”, operacion ky i zhvilluar ne bashkepunim me Policine shqiptare, nderkohe qe se fundi priten arrestet pas apelimit që kishin bërë 7 prej personave të akuzuar në 2015.

Reagimi i Policise se Shtetit 

Lidhur me lajmin per operacionin antidroge ne Itali, rezulton se eshte procedim i disa viteve me pare dhe po zbatohen flete arrestet e Prokurorit të DDA së Bolonjës pas apelimit që kishin bërë 7 prej personave të akuzuar në 2015.

Operacioni eshte i vitit 2015 i koduar “Free-Flight”, operacion ky i zhvilluar ne bashkepunim me Policine shqiptare.

Operacioni/ Trafik droge me avion nga Shqipëria në Itali, 7 arreste

Pritet ekzektimi i 7 fklete arresteve pas nje superoperacioni antidroge ne Bolonja te Italise.

Mediat italiane bejne me dije se aksioni policor ka nisur qe ne oret e para te mengjesit et sotem dhe ka objektiv nje grup kriminal që trafikon drogë nga Shqipëria në Itali me avion.

Pjese e aksionit jane karabinierët e Riccione-s, nën drejtimin e antimafias së Bolonjës. Policia njofton se ka sekuestriar sasi te konsiderueshme të kokaine, marihuanës dhe hashash.

Dyshohet se transporti behej me nje avion te vogel permes ajrit nga Shqiperia ne Itali e me pas aty perpunohej ndahej dhe trafikohej ne zona te tjera.