AKTUALITET, 4 Maj 2018, 09:46

‘E nxive vendin më keq se Saliu’, pas akuzave të Tahirit për Xhafajn reagon ish-deputeti

‘E nxive vendin më keq se Saliu’, pas akuzave të Tahirit

Ish-deputeti i PS-se, Vladimir Kosta ka reaguar ashper pas sulmit qe ish-ministri i Brendshem Saimir Tahiri, teksa njoftoi dorezimin e mandatit te deputetit, beri ne adrese te ministrit aktual Fatmir Xhafaj.

Dje Tahiri tha se pasardhesi i tij numeron gjithe diten bandat ne televizor, aq sa te behet te marresh valixhet e t’ja mbathesh nga vendi.

Vladimir Kosta

Postimi i Vladimir Kostes 

Të dashur miq, ndoqa me vëmendje konferencën për shtyp të ish-ministrit Tahiri, ku në fjalë e sipër përmend mllef e xhelozi për ministrin aktual zotin Xhafa!

Grupet e kriminelëve të narkotrafikut në Shqipëri u riprodhuan dhe u riaktivizuan nga titullarët e lartë të Policisë Së shtetit të asaj kohe dhe këtë e dirigjove TI ministër i asaj kohe!

Vetëm në Shqipëri ndodh që ish-ministri që lejoi hashashin, ankohet dhe sulmon ministrin që goditi grupet e drogës.

Të nderuar qytetarë,

Të dashur ambasadorë të akredituar në Shqipëri, si investitor dhe ish deputet deklaroj se:

Ministri aktual z.Xhafa, nuk ka asgjë të ngjashme me ministrin e djeshëm.