AKTUALITET, 4 Maj 2018, 10:43

Manjani thirrje prokurorisë: Tani mos kurse as ndonjë ministër

Manjani thirrje prokurorisë: Tani mos kurse as ndonjë ministër

Ish ministri i Drejtesise Ylli Manjani, ne nje reagim ne rrjetet sociale thote se tani “prokuroria e Krimeve të Rënda duhet të vendosë në akuzë zyrtarët përgjegjës të ekstradimit skandaloz, haptazi të paligjshëm të Nezar Seitit”.

Ai ben thirrje qe te mos kursehet as ndonje minister, as prokuror ne detyre. Thirrja e Manjanit vjen nje dite pasi ish ministri Saimir Tahiri hoqi dore nga mandati i deputetit.

Postimi i plotë:

Tani prokuroria e Krimeve të Rënda duhet të vendosë në akuzë zyrtarët përgjegjës të ekstradimit skandaloz, haptazi të paligjshëm të Nezar Seitit.

Nuk ka pse të “kursejë” as Ministren e Drejtësisë e as Prokuroren e Përgjithshme të përkohshme!

Një ditë kjo përgjegjësi do ushtrohet, por Shqipëria ka sot nevojë për të!

E ftoj Prokurorinë e Krimeve të Rënda të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe të marrë në përgjegjësi penale të gjithë ata që ekstraduan personin kyç, në shkelje të hapur të ligjit!

Të mos kursehet as kur është fjala për Ministër apo Prokurorë në detyrë!

Kjo është e domosdoshme nëse duam drejtësi të besueshme!