AKTUALITET, 3 Maj 2018, 23:18

Diego Costa çon Atleticon në finale, Wenger e mbyll me dështim

Diego Costa çon Atleticon në finale, Wenger e mbyll me dështim

Atletico e Madridit është finalistja e parë e UEFA Europa League, pasi eliminoi në gjysmëfinale Arsenalin.

Pas barazimit 1-1 në Londër, madrilenët fituan në ‘Wanda Metropolitana’ me rezultatin minimal 1-0, falë një goli të shënuar nga sulmuesi Diego Costa, në sekondat e fundit të pjesës së parë.

Nga ana tjetër, Arsene Wenger mbyll një sezon totalisht të dështuar, që për fat të keq përkon edhe me vitin e fundit të karrierës së tij te Arsenali.

Takimi tjetër gjysmëfinal, Salzburg-Marseille shkoi në shtesën 30-minutëshe, pasi koha e rregullt përfundoi 2-0 për vendasit, ashtu si sfida e parë në Francë.