AKTUALITET, 3 Maj 2018, 22:50

Tahiri sulmon Metën: Ai shpëtoi nga drejtësia edhe pse doli me bllok në dorë!

Tahiri sulmon Metën: Ai shpëtoi nga drejtësia edhe pse doli me

Ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", nga ku ka sulmuar edhe presidentin e Republikës, Ilir Meta. Tahiri u pyet nga gazetari Rakipi, se cila ka qenë përplasja e tij me Metën. Ai u shpreh, se nuk dëshiron të flasë për Metën, megjithatë tha se ai i shpëtoi drejtësisë edhe pse u kap me bllok në dorë duke folur për "7 përqindësha".

"Nuk kam asnjë, e quaj fare të parëndësishme ta komentoj. Ilir Meta për fatin e tij është president. Unë nuk jam si ai, i shpëtoi drejtësisë duke ndejtur në sqetullën e Saliut, me ato blloqet dhe 7 përqindëshat. Ilir Meta ka ndejtur në pushtet me pazaret, unë nuk jam si ai. Nuk kam patur përplasje me Metën. Nuk ka patur luftë. Kam menduar shumë herët që duhet të ndaheshim në koalicion nga Ilir Meta. E kam biseduar me Ramën këtë gjë."

/TPZ.AL/ 

Emisioni i plotë:

https://www.youtube.com/watch?v=4vKj7fxv3cA