AKTUALITET, 3 Maj 2018, 22:38

Plagosja me armë zjarri, identifikohet autori

Plagosja me armë zjarri, identifikohet autori

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes së 45-vjeçarit Erjon Çollaku në Bilisht, mbrëmjen e sotme. Ai është Artan Osmani, rreth 50 vjeç.

Sipas të njëjtave burime, ngjarja ka ndodhur në një lokal në qendër të qytetit, ku një konflikt mes palëve ka degjeneruar në plagosje me armë zjarri. Konflikti, sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia, ka ndodhur për motive të dobëta. Dyshohet se të dy personat kanë qenë në gjendje të dehur.

“Rreth orës 19:30, jemi njoftuar se në një lokal në Bilisht, shtetasi A.O, rreth 50 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin E.C. rreth 45 vjeç, të dy banues në Bilisht. Ky i fundit aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore”, njofton Policia.

45-vjeçari mësohet se është plagosur në bark.

Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e tij, njoftoi Policia.