TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nje dite pasi ish-ministri i Brendshem Saimir Tahiri njoftoi dorezimin e mandatit te deputetit, e teksa si pasuesi i tij ne liste eshte emri i Spartak Brahos, ky i fundit ka zhvilluar sot nje takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruci, raporton “News 24”.
Nuk ka ende informacion zyrtar lidhur me qellimin e takimit mes Rucit dhe Brahos, por mendohet se ne qender te jete pikerisht vendi i lene bosh nga Tahiri ne radhet e parlamentareve.
Kujtojme se dje Braho deklaroi se ende nuk e ka vendosur se cfare do te beje, nese do te pranoje te futet te Kuvend, apo jo.
“Jam në pritje që KQZ të shpallë vakancën. Nuk kam vendosur nëse do të pranoj”- ka thene ai.
Braho ka qenë deputeti i LSI-së nga viti 2013 deri në vitn 2017, ndërsa tani është këshilltar i kryeministrit Rama.
Nëse Spartak Braho nuk e pranon mandatin, deputeti më i ri në Kuvend pritet që të jetë kryetari i FRESSH, Eljo Hysko.
Lista e PS-së në zgjedhjet e 2017-ës