AKTUALITET, 18 Shkurt 2019, 21:44

“Jam qytetare e lirë”, nënkryetarja e shkarkuar e Bashkisë reagon pas vendimit të Veliajt: E nderuar që…

“Jam qytetare e lirë”, nënkryetarja e shkarkuar e

Nënkryetarja e Bashkisë, Kozeta Mesiti, e cila u shkarkua ditën e sotme nga detyra pasi mori pjesë në protestën e 16 shkurtit të opozitës tha se ajo ka të drejtën si qytetarë e lirë të veprojë si të dojë.

Shkak i vendimit të kryebashkiakut Erion Veliaj thuhet se u bë pjesëmarrja e saj “në protestën e dhunshme te organizuar nga opozita te shtunën”.

Veç Mesitit u shkarkua edhe drejtori i tregjeve, Sokol Hysa, po ashtu i propozuar nga radhët e PDIU.

Jam krenare qe kam perfaqesuar PDIU si Nenkryetare e Bashkise Tirane, ne keto muaj .

Askush nuk mund te me ndaloje si qytetare e lire, ne dite pushimi, ti bashkohem qindra mijera shqiptareve qe protestuan kunder qeverise, skamjes , zbrasjes se vendit nga rinia dhe gjithcka tjeter qe rendon cdo dite e me shume jeten e qytetareve. Personalisht, ndjehem e nderuar qe isha pjese e asaj proteste madheshtore si shprehja me e mire e qytetarise per te reaguar dhe mos u nenshtruar.”, reagoi Mesiti.