TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lorenco Insinje në fundin e kohës së rregullt. Goli i sulmuesit italian i mjaftoi Napolit për të thyer Liverpulin, me skuadrën e Ançelotit që regjistroi fitoren e parë në këtë edicion të Champions League. Një sukses i jashtëzakonshëm për “të kaltërit”, përballë një prej skuadrave favorite për të fituar Grupin C.
Megjithatë goli i triumfit erdhi vetëm në fund dhe italianët marrin kreun e grupit me 4 pikë, duke lënë pas Liverpulin dhe Paris Seint Zhermen, që më parë shkatërroi Crvena Zvezdën, me rezultatin 6-1.
Në Grupin A, Atletiko e Madridit dhe Borusia e Dortmundit nuk kanë rivalë.
Madrilenët kaluan 3-1 Klub Bryzh, falë lojtarit të tyre më të mirë: Antua Grizman. Ylli francez realizoi dy gola, ndërsa Koke të tretin. Groeneveld shënoi për Bryzhin.
Një shëtitje edhe ajo e Borusia Dortmund përballë Monako, me gjermanët që fituan 3-0. Te verdhezinjtë shënuan Larsen, Pako Alkaser dhe Rojs.
Me këto rezultate, Borusia Dortmund dhe Atletiko Madrid kryesojnë me gjashtë pikë të plota, ndërsa Klub Bryzh dhe Monako do tu mbetet vetëm beteja për biletën në Europa League.
Në Grupin D, Porto fitoi 1-0 me Gallatasarajin, me golin e fitores të shënuar nga Marega në minutën e 49-të. Më parë në këtë grup, Shalke fituar 1-0 në Moskë, përballë Lokomotivës, me golin me vlerë tre pikësh, që u realizua nga MekKeni.
