TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy kryevepra nga Lionel Mesi, të shoqëruar me golat e Kutinjos dhe Rakitiçit, i garantuan Barcelonës një fitore të bujshme 4-2 ndaj Totenhemit në Londër, për ndeshjet e dyta të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, grupi B.
Pas golave katalanas nga Kutinjo (2’) dhe Rakitiç (28’), Kejn (52’) shkurtoi diferencën për anglezët.
Lionel Mesi(56’) i çoi shifrat në 3-1, por Erik Lamela (66’) e shkurtoi diferencën në 3-2. Kapiteni i Barçës, Lionel Mesi, shënoi edhe golin e katërt dhe të dytin personal në këtë ndeshje në minutën e 90-të.
