TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi, ka kërcënuar sot publikisht gjyqtarët e çështjes së 6 anëtarëve të PS-së, të cilët janë ende pa mandat të vlefshëm në Këshillin Bashkiak.
Ka qenë Partia Demokratike ajo që ka publikuar videon, ku Dalipi shprehet se do të presim vendimin e Gjykatës së Apelit lidhur me këtë çështje pa asnjë problem, ndërsa është shprehur:
“Do të shohim sesi do të na vijë turp nga vendimet që marrin disa gjykatës, që ndoshta do të shohim, do e kalojnë vetingun apo jo.”
PD e ka fituar shkallën e parë, por PS dhe Edi Rama, me deklarata të tilla po ushtrojnë presion të hapur ndaj drejtësisë, pasi gjykata duke shpallur të paligjshëm procesin e marrjes së mandatit nga 6 anëtarë të PS, çdo vendim nga 26 Korriku i Bashkisë së Tiranës, bëhet i pavlefshëm, përfshirë rritjen e taksave, rritjen e çmimit të ujit, betonizimin dhe shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/10156247797424909/