AKTUALITET, 26 Prill 2018, 17:57

Rama flet për vizitën në Gjermani, ja çfarë thotë kur pyetet për Tahirin

Rama flet për vizitën në Gjermani, ja çfarë

Kryeministri Edi Rama, është kthyer nga vizita në Berlin dhe ka dalë në një konferencë shtypi në Rinas. Ai ka folur për takimin me kancelaren Merkel dhe për takimet e tjera të zhvilluara në Berlin. Rama e ka konsideruar takimin të suksesshëm edhe pse Merkel nuk konfirmoi nëse Gjermani do të votojë pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

"Vizita na ka dhënë mundësinë të shkëmbëjme opinionet lidhur me raportin e progresit. Lidhur me rezultatet e arritura ne procesin e përgatitjes për celjen e negociatave, me përmbushjen e parakushteve siç i konsideroi kancelarja. Ato që janë pjesë e procesit të integrimit, në mardhënien më komisionin europian. Besoj se kjo vizitë mund të konsiderohet e suksesshme për objektivat që kishim. Jam i bindur se ka një kuptim më të plotë dhe më të detajuar nga ana e të gjithë aktorëve, lidhur me pozicionin në të cilin gjendet sot Shqipëria dhe me legjitimitetin e plotë të kërkesës sonë, që raporti i komisionit të mbështetet nga qeveria dhe parlamenti gjerman."

Rama u pyet nëse gjermanët kanë përmendur ish ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri, por kryeministri nuk pati përgjigje konkrete për këtë pyetje. Ai tha se është kërkuar zbatimi i vettingut dhe reformës në drejtësi.

"Me kancelaren kemi folur në detaje për të gjitha aspektet e raport progresit, për ecurinë e 5 prioriteteve dhe për ecurinë e reformën në drejtësi dhe progresin e bërë me vettingun, që sic e dini përbën një moment shumë të rëndësishëm"

/TPZ.AL/