TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama është kthyer pasditen e sotme në Shqipëri, pas vizitës në Berlin, ku takoi kancelaren Merkel dhe zyrtarë të tjerë gjermanë. Rama komentoi edhe takimin me deputetin kritik, Krichbaum, duke injoruar deklaratat e tij. Rama ka thënë se mendimet e Krichbaum nuk ja ulin kënaqësinë e vizitës në Berlin.
“Ai nuk ma ka thënë këtë gjë, por nuk është një surprizë për mua. Ai kështu e mendon dhe mendimi i tij ka atë peshë që ka, por as që më gjen të papërgatitur dhe as përbën një arsye për mua që të më ulet kenaqësia e rezultateve të kësaj vizite”
Në fakt në media gjatë ditës së sotme, është raportuar se bashkëbisedimi i Ramës me Krischbaum ka qenë mjaft i tensionuar dhe ky i fundit ka përmendur me emra, portalet pranë qeverisë që e sulmuan personalisht. Rama e ka quajtur këtë gjë një gënjeshtër.
I pyetur nëse është distancuar nga këto portale, që sulmuan Krischbaum, Rama u shpreh se i ka sqaruar gjermanët që këto janë media kazani.
"Kam bërë kontakte me mediat në Berlin dhe kam dhënë më shumë intervista se herë tjetër dhe lidhur me çfarë më pyesni, kam sqaruar që në fillim se e gjithë historia e treguar në Tiranë, e çuar në Berlin dhe e kthyer gjermanisht në Tiranë është thashethem i kazanit, kam shpjeguar edhe se si funksionin kazani këtu. E kam thënë kazan në turqisht se nuk e dija si thuhej në gjermanisht."
Pavarësisht distancimit të Ramës dhe përgjërimit se ai nuk ka patur lidhje me sulmet, disa deputetë gjermanë ia kanë thënë kryeministrit se nuk e besojnë ndjesën e tij, sepse sulmet e koordinuara ndaj Krischbaum kanë ardhur nga media pranë tij.
/TPZ.AL/