BOTA, 1 Shtator 2018, 10:50

Rrëfimi i aktores së njohur: Ish i dashuri më përndjek, kam frikë!

Aktorja e njohur italiane Serena Grandi rrëfen se isa-i dashuri i saj e përndjek dhe ndihet e frikësuar.

“Nuk funksiononte mes nesh, unë jam një grua e pavarur, por ai nuk e pranon fundin e kësaj historie. Jam e dëshpëruar dhe kjo gjë nuk i bën mirë punës sime. Nuk arrij as të dalë vetëm, shikoj rotull dhe vëzhgoj makinat që kam nga pas. Kam ndryshuar numrin e telefonit, sepse ishte një ferr. Bllokova thirrjet dhe mesazhet, por më vinin të njëjtat telefonata me numër privat. Im bir tani do të shkojë të punojë në Milano dhe do të jem e vetme, si t’ia bëj? Situata po bëhet e rrezikshme,” është shprehur Grandi ndër të tjera në një intervistë për “TGCom”.