TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy trena janë përplasur në Duisburg duke lënë dhjetëra njerëz të plagosur, dy prej tyre më rëndë, raportojnë mediat gjermane.
Një zyrtar i policisë ka deklaruar se trenat e linjës së metrosë u përplasën kur po kalonin në një tunel, por shkaqet janë ende të paqarta.
Paraprakisht konfirmohet se të plagosurit janë mbi 35.
Një nga pasagjerët e lënduar rëndë ka “një plagë në kokë” dhe të tjerë kanë prerje dhe plagë në trup, raportojnë mediat lokale.
Menjëherë, një flotë autobusësh u vu në përdorim nga autoritetet vendore, për të transportuar pasagjerët dhe për të shmangur bllokimin e trafikut në orën e pikut.
