BOTA, 3 Prill 2018, 13:04

Shkojnë për vizitë në New York, sëmuren në mënyrë misterioze 50 turistët britanikë

Shkojnë për vizitë në New York, sëmuren në

Më shumë se 50 turistë britanikë u dërguan më urgjencë në spital, pasi u sëmurën në qytetin e New York.

Grupi i përbërë nga 48 adoleshentë dhe tre të rritur kishin shkuar në SHBA, në një projekt nga shkolla, kur papritmas nuk ishin ndjerë mirë.

E gjitha filloi kur ata mbërritën ne Uashington DC dhe njëri prej djemve tha se po ndjente dhimbje të forta stomaku dhe më pas të njëjtën gjë ndjenë edhe të tjerët.

Më pas ata u dërguan në spital dhe të gjithë kanë përjetuar ethe dhe të vjella.

Doktorët thanë se mund të jenë helmuar nga ndonjë ushqim, por më vonë konfirmoi se mbetet e paqartë se çfarë i sëmuri ata, ndërkohë që katër prej tyre ndodhen në një dhomë veçmas.

Nga e hëna, shumica e vizitorëve ishin kthyer në dhomat e tyre, sipas drejtuesit të Hotel Harrington, ku grupi po qëndronte në Uashington DC.

Sipas drejtuesit të Hotel Harrington në Amerikë, vendi ku turistët po qëndronin dha se ditën e parë të gjithë ishin kthyer shëndoshë e mirë në hotel, ndërsa më vonë nuk kishte dijeni për problemin e tyre shëndetësor.

Si rezultat i incidentit u njoftua se Departamenti i Shëndetit  të Uashingtonit dhe Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit dhe Higjienës do të hetojnë ngjarjen.

Ngjarja vjen në një kohë kur ka plasur skandali pas helmimit të një ish spiuni të dyfishtë rus, i cili u helmua në Angli dhe Rusia akuzohet si fajtor.