TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të vrasjes së dyfishtë një ditë më parë në Kamëz, ku viktima mbetën vëllezërit Selam e Nazmi Islamaj, ndërsa i plagosur Shefqet Islamaj.
Manzi ka deklaruar para Policisë se sherri me 3 vëllezërit ka nisur pas një debati për kalimin e betonieres pasi vellëzërit po ndërtonin aty një mur.
Ai tha se aty kishte dy rrugë dhe se familjarë të tij i kishin thënë 3 vëllezërve të kalonin te rruga tjetër betonieren për shkak se bënte zhurmë me manovrat. 3 vëllezërit sipas autorit Manzi nuk kanë pranuar dhe u janë përgjigjur keq.
Po ashtu, autori i dyshuar tha se njëri prej vëllezërve, Shefqet Islamaj kishte shtyrë dhe goditur prondërit e tij. Manzi tha se pasi mori vesh këtë lajm, u nxeh dhe goditi Shefqet Islamajn. Më pas sipas tij në konflikt u përfshinë edhe 2 vëllezërit e tjerë të Shefqetit, ç’ka sipas tij e detyroi të përdorte armën e zjarrit.
"Vëllezërit kanë qenë duke kryer punime dhe betoniera vinte para shtëpisë tonë. Ne i kërkuam ta kalonin te një rruge alternative se duhet të bënte shumë manovra. Ata nuk pranuan dhe na u kthyen keq. Shefqet Islamajn kishte shtyrë dhe goditur prindërit e mi. Kur e mora vesh këtë u nxeha, dhe e godita.
Pastaj erdhën dy vëllezërit e tij, Nazmi dhe Selam Islamaj. Sherri degradoi dhe unë i qëllova me pistoletë, të cilën e kisha në shtëpi", tha mes të tjerash autori Manzi.
Arma e zjarrit e përdorur në krim ishte pistoletë TT dhe ishte arma e shërbimit e Ngushëllim Manzit, i cili ishte pjesë e Policisë Ushtarake.