AKTUALITET, 25 Shtator 2018, 15:02

Tjetër rast dopingu në Itali, ish-sulmuesi i Kombëtares rezulton pozitiv

Tjetër rast dopingu në Itali, ish-sulmuesi i Kombëtares rezulton

Vazhdojnë telashet për ish-sulmuesin e Kombëtares së Italisë, Xhuzepe Rosin. Kësaj here nuk bëhet fjalë për dëmtimin e radhës, por për një skandal që ka prekur ish-futbollisin e Parmës dhe Fiorentinës.

Pas ndeshjes së 12 majit të këtij viti Benevento – Xhenoa, lojtari në fjalë i është nënshtruar testit anti-doping. Përgjigja ka qenë fatale për Rosin, pasi analiza ka dalë pozitive.

Prokuroria ka kërkuar një vit pezullim për sulmuesin, pavarësisht se ky i fundit e ka mohuar akuzën ndaj tij. Mbi Rosin rëndon akuza e përdorimit të substancave të palejuara. Një lajm i keq për lojtarin, i cili e mbylli edicionin e shkuar me Xhenoan, por tani është pa ekip.

Vendimi përfundimtar do të merret me 1 tetor.