AKTUALITET, 25 Shtator 2018, 13:47

Nisën ndërtimin e shkollës me lekët e tyre, dy mësuesit heronj indinjohen: Turp t’ju vijë!

Nisën ndërtimin e shkollës me lekët e tyre, dy mësuesit

Dy mësuesit Donald Dervishi dhe Borsion Spaho u vlerësuan si heronj pasi ndërtuan me të ardhurat e tyre shkollën në fshatin Vëndresh Mal në Skrapar.

Ditën e sotme përmes një postimi në “Facebook” ata shprehin indinjimin e tyre pasi janë penguar nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në Berat. Ata i kanë ndaluar me pretendimin se në një pjesë të shkollës po zhvillohet mësim e në pjesën tjetër po rikonstruktohet.

Vetë mësuesi Donald Dervishi ankohet se Inspektoriati Shtetëror shëndetësor Berat i ka njoftuar se punimet e tyre po pengojnë procesin mësimor. TPZ.AL