AKTUALITET, 25 Shtator 2018, 14:19

Pranga 21 vjeçarit, po transportonte 3 klandestinë/ EMRI

Pranga 21 vjeçarit, po transportonte 3 klandestinë/ EMRI

Policia e ka arrestuar në flagrancë 21 vjeçarin Bruno Marki banues në Gjirokastër, pasi po trafikonte 3 klandestinë.

Në momentin e arrestimit në aksin Kakavijë-Gjirokastër, Marki kishte marrë në makinën e tij tip “Mercedes-Benz”,me targa AA 268 AL, tre shtetas të huaj.

Njoftimi i policisë:

“Nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me forcat e posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të klandestinëve nga vendet e treta, që hyjnë në territorin shqiptar në mënyrë të paligjshme, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: – Bruno Makri, 21 vjeç, banues në Gjirokastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavie, në vendin e quajtur Kordhocë, u kap në flagrancë duke transportuar me automjetin tip “Mercedes-Benz”,me targa AA 268 AL, tre shtetas të huaj nga vendet MENA.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 298 i Kodit Penal. TPZ.AL