TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia greke ka sekuestruar 12 kg marijuanë në afërsi të kufirit greko-shqiptar gjatë ditës së sotme. Në pranga ka rënë një 34 vjeçar shqiptar dhe një shofer 26 vjeçar grek.
Gjatë kontrollit në banesën e shqiptarit në Janinë janë gjetur edhe 2 kg 14 gram marijuanë. U sekuestruan gjithashtu në total edhe 480 euro dhe 3 celularë.
Që prej janarit 2018 në Igumenicë, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë, Selanik, Artë, Aitiloakarnania, Kostur, Grevena, Follorinë, Aleksandroupoli, etj. policia greke ka sekuestruar rreth 8.4 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.
Pothuajse cdo ditë policia greke sekuestron dhe arreston shqiptarë që transportojnë drogë në Greqi.
TPZ.AL