TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia dhe FNSH-së së Shkodrës ka shpëtuar në kohë dy peshkatarët pasi rrezikonin të mbyteshin në det. Bëhet fjalë për 58 vjeçarin me iniciale B.T dhe 56 vjeçarin me iniciale Gj.Z, ata u izoluan nga batica gjatë natës në Velipojë.
Varka e tyre është larguar nga vendi për shkak të baticës, dhe peshkatarët kanë mbetur të izoluar në urën e drurit.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit se dy peshkatarë kishin mbetur të izoluar në një urë druri në fshatin Rrjoll në Velipojë që lidh lagunën e Vilunit me Rjollin, policia e Shkodrës në bashkëpunim me skuadrës speciale të emergjencave në FNSH në Shkodër kanë shkuar në ndihmë të tyre.
“Falë ndërhyrjes së forcave të policisë të D.V.P. Shkodër, DRKM dhe veçanërisht skuadrës speciale të emergjencave në FNSH Shkodër u është dhënë ndihma e duhur ku rreth orës 23:50 janë nxjerr në breg pa probleme të cilët kanë falënderuar Policinë për ardhjen në ndihmë në kohë”, thuhet në njoftimin e policisë. TPZ.AL