AKTUALITET, 25 Shtator 2018, 14:01

VIDEO/ Nxënës dhe prindër protestuan për hapjen e shkollës, policia shoqëron disa persona

VIDEO/ Nxënës dhe prindër protestuan për hapjen e

Nxënës dhe prindër gjate protestës për rihapjen e shkollës kanë bllokuar 3-4 minuta qarkullimin në rrugën kombëtare Elbasan-Librazhd. Pas kësaj, policia ka ndërhyrë duke rikthyer normalitetin.

Sipas policisë, banorët nuk kishin kërkuar leje më parë. Ndërkohë, është bërë e mundur edhe identifikimi i organizatorëve, të cilat me veprimet e tyre bllokuan rrugën.

Policia ka deklaruar se në vijim do të shoqërohen përgjegjësit dhe do japin llogari sipas parashikimit ligjor.