AKTUALITET, 25 Shtator 2018, 13:58

U akuzuan si bandë, familja “Lici” përgjigje: Artan Hoxha është pjesë e bandës së Bajrave

U akuzuan si bandë, familja “Lici” përgjigje: Artan Hoxha

Në një intervistë pak ditë më para gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi se përveç bandës së Bajrit, ekziston dhe një familje tjetër që është pjesë e botës së krimit.

Pavarësisht se nuk përmendi emra Artan Hoxha e kishte fjalën për familjen Lici, njëri prej anëtarëve që u vra pak kohë më para në Shkodër. Ndërkohë sot Mustaf Lici që është njëherësh dhe këshilltar në Bashkinë e Shkodrës i është përgjigjur gazetarit Hoxha.

Mustaf Lici tha se gazetari Hoxha është pjesë e bandes Bajri. Lici shprehet se familja e tij ka marrëdhënie të shkëlqyera me 6 të vrarët në Shkodër dhe se familja Bajri nuk ka patur rival në Shkodër sepse ata nuk kanë asnjë person të vrarë.

Gazetari Hoxha thotë Lici një kriminel si Safet Bajri e ka sjellë si peshkatar të thjeshte në një kohë që Bajri është krimineli i radhës.

Lici i kërkon prokurorisë që të zbardh tabulatet e gazetarit Hoxha dhe se një dite ky person që jeton me paratë e krimit do të dënohet. Lici tha se përmes kësaj deklarate kërkon t’i kthejë përgjigje gazetarit Hoxha i cili çdo ditë akuzon familjen Lici.

Pak muaj më parë në Shkodër në zonën e Kirasit u vra Fatbardh Lici, vëllai i Mustafa Licit. TPZ.AL