SPORT, 25 Shkurt 2018, 11:35

Interi i falet mbrojtjes, Skriniar e Ranocchia shënojnë kundër Beneventos

Interi i falet mbrojtjes, Skriniar e Ranocchia shënojnë kundër

Interit iu desh pjesa e dytë e takimit për t’u rikthyer tek fitorja pas humbjes së javës së kaluar ndaj Xhenoas.

Zikaltërit fituan ndaj Beneventos me rezultatin 2-0. Skriniar zhbllokoi sfidën në minutën e 66-të dhe Ranocchia tre minuta më vonë vulosën rezultatin e këtij takimi, ndërsa dalja me të kuqe e Violas për Beneventon vendosi fatet e ndeshjes.

Me këtë fitore, Interi futet në zonën e Ligës së Kampionëve, të paktën deri në përfundim të takimeve të Lacios dhe Romës, që luajnë ditën e dielë.

Bardhekaltrit luajnë ndaj Sasuolos në transfertë, ndërsa Roma pret në shtëpi Milanin.

https://www.youtube.com/watch?v=BcGaOVjFBYw