TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Real Madridi duket se e ka lënë pas krizën e kaluar, teksa në ndeshjen e sotme përballë Alaveshit, madrilenët kanë fituar me goleadë. Ndeshja është mbyllur me shifrat 4-0, ku Ronaldo ka shënuar 2 herë ndërsa nga një herë kanë shënuar Bejl dhe Benzema.
Me këtë dygolësh, Kristiano Ronaldo ka shkuar në kuotën e 14 golave, ku në 6 ndeshjet e fundit në kampionat, sulmuesi portugez ka shënuar 10 gola.
Kjo fitore ka bërë që Reali të blindojë vendin e tretë ku në 9 ndeshjet e fundit në kampionat, “Los Blancos” kanë arritur të marrin 8 fitore dhe 1 barazim.
Më herët është luajtur ndeshja Selta Vigo-Eibar,e cila ka përfunduar me rezultatin 2-0 në favor të vendasve. Në mbrëmje Barcelona do të presë në “Kamp Nou” ekipin e Xhironës.
Selta Vigo-Eibar 2-0
Real Madrid-Alavesh 4-0
https://www.youtube.com/watch?v=8rv5WoTlcmQ