TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Liverpuli ka shkatërruar Uest Hemin me rezultatin e thellë 4-1, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e dytë të Premier Ligës angleze. Golat u shënuan nga të përhershmit, ku Emre Xhan gjeti golin i pari dhe më pas kanë shënuar Firminjo, Salah e Mane duke pritur të qetë ndeshjen Çelsi-Mançester Junajtid.
Më herët është luajtur edhe ndeshja Leister-Stok Siti, e mbyllur me rezultatin 1-1, ku Xherdan Shaqiri ka arritur të shënojë një supergol në minutën e 43.
Në ndeshjet e tjera ka pasur një lumë golash, ku Brighton ka fituar 4-1 përballë Suonsit, ndërkohë që Bournemuth-Nju Kasëll ka përfunduar 2-2.
Leister-Stok Siti 1-1
Liverpul-Uest Ham 4-1
Bournemuth-Nju Kasëll 2-2
Brighton-Suonsi 4-1
Bërnlei-Southempton 1-1
Uest Brom-Adërsfield 1-2
https://www.youtube.com/watch?v=Hf1elUdSEKo