TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngritur dyshime rreth drejtësisë që mund të vendosë Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë.
Këto qëndrime, Thaçi i ka shprehur gjatë prezantimit të raportit për perceptimin publik rreth Gjykatës Speciale, të organizuar nga disa organizata joqeveritare në Prishtinë.
“Gjykata Speciale do të jetë vetëm një pikë drejtësi në detin e padrejtësive që kanë ndodhur në Kosovë”, ka thënë ai, duke shtuar se “shqiptarëve po u rritet pakënaqësia, ndërsa serbëve dhe Serbisë po u rritet entuziazmi”.
E njohur me emrin Gjykata Speciale për krime lufte, mandati i saj përkufizohet kryesisht në hetimet dhe gjykimet e rasteve të pretenduara të krimeve të luftës nga ana e disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve, që përfshinë periudhën kohore nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000.
Këto pretendime fillimisht ishin ngritur në raportin e senatorit zviceran, Dick Marty të prezantuar para Këshillit Evropian.
Ai ka sqaruar se institucionet e Kosovës e kanë votuar Ligjin për themelimin e kësaj gjykate, pasi në atë kohë, kishte presione të ndërkombëtare.
“Pranova që ta udhëheq një proces të padrejtë historik ndaj Kosovës”, tha Thaçi, ndërkohë që tha se ka mbetur i zhgënjyer me bashkësinë ndërkombëtare në periudhën pas miratimit. Sipas tij, Kosova i realizoi detyrimet e saj .
TPZ.AL