TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i cili njihet si një ndër aktivistët që të drejtat e popullit dhe kundërshtimet i ka bërë gjithherë përmes protestave me mbështetjen e simpatizantëve.
Lëvizja Vetëvendosje e cila nisi aktivitetin e saj si një organizate jo partiake në krye me Kurtin, tani është partia e parë më e votuar në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit për Kuvendin e Kosovës.
Kurti njihet si një ndër organizatorët më të mëdhenj të protestave në 20 vitet e fundit, pikërisht kur ai ishte protagonist i protestave studentore Më 1 tetor të 1997, Lëvizja Studentore e atëhershme organizoi protestat, të cilat u zhvilluan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i Millosheviqit në fillim të viteve të 90-ta.
Ndërkaq edhe pse Kurti u mirëprit nga krerët shtetëror, pas lirimit të tij nga burgu nga autoritetet serbe, ai shpejt u bë një zë udhëheqës në protestat që do të zhvilloheshin më vonë, shkruan Indeksonline.
Imazhet tij u bënë edhe me të njohura 10 vjet më parë nga demonstrata e përgjakshme në Prishtinë, ku mbeten të vdekur nga plumbat e gomës së policëve rumun të UNMIKut, dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini e Mon Balaj.
Protesta e 10 shkurtit e vitit 2007 kishte si qëllim kundërshtimin e Planit të Ahtisarit, i cili më vonë u shndërrua në bazë të zgjidhjes së statusit të Kosovës.
Vetëvendosje vazhdojnë ta konsiderojnë këtë plan si zgjidhje jo të mirë dhe jo të drejtë të statusit të Kosovës, derisa për Balajn dhe Xheladinin ende nuk është dënuar askush.
Kurti gjithashtu njihet për formën më të dhunshme të kundërshtimit të marrëveshjes së Demarkacionit, partia e të cilit hodhi gaslotsjellës në seancat e Kuvendit të Kosovës.
Ai gjithashtu ka kundërshtuar fuqishëm edhe marrëveshjen e arritur në Bruksel për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Kurti si një ndër organizatorët më të mëdhenj të protestave në vitet e fundit, ka dalë të jetë më i pëlqyeri për elektoratin në zgjedhjet e fundit nacionale duke marrë plot 143,642 vota.
Gjithashtu bazuar në rezultatet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Albin Kurti, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për pozitën e kryeministrit, është deputeti më i votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit. /Indeksonline/
