TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli thotë në intervistë për DW, se Berlini zyrtar ka pasur një rol shumë konstruktiv dhe efektiv në formimin e qeverisë së Kosovës.
Çështja e demarkacionit me Malin e Zi, ka mbetur e pa zgjidhur, ju ishit për vizite në Mal të Zi dhe autoritet malazeze thanë se çështja e demarkacionit për ta ka përfunduar, ndërkohë që Kosova po kërkon rinegocim të marrëveshjes. Çfarë do të bëhet tani?
Se çfarë ka ndodhur para ardhjes sime në këtë detyrë, nuk do të merrem, por realiteti është që kemi një problem që kërkon zgjidhje. Kemi një marrëveshje të nënshkruar me palën malazeze dhe ajo marrëveshje është ratifikuar në parlamentin e Malit të Zi, mbetet të ratifikohet edhe në parlamentin e Kosovës. Ajo marrëveshje tashmë ka marrë një karakter ndërkombëtar dhe është një marrëveshje që “de-jure” kërkon të respektohet. Unë nuk kam probleme që ajo marrëveshje nuk respektohet, sepse askush nuk ka bërë akoma asgjë, askush nuk ka shkuar ta spostojë kufirin me poshtë dhe ne nuk kemi konflikt me Malin e Zi. Por, ekziston edhe një fakt tjetër që në Kosovë opinioni është i ndarë sa i përket kësaj çështjeje dhe ky opinion shihet edhe në parlamentin e Kosovës. Për Malin e Zi çështja e demarkacionit është çështje e mbyllur, ne e kuptojmë atë dhe e respektojmë, por ne duhet ta shohim këtu brenda se ç}ka ndodhur. A ka baza reale që të dëshmohet se marrëveshja e nënshkruar nuk është e drejtë dhe vërtetë kemi humbur territor apo jo. Unë e di që Mali i Zi nuk është i interesuar që të marrë territor të Kosovës, sikundër që Kosova nuk është e interesuar që të marrë territor të Malit të Zi. Por, sidoqoftë është e drejtë e çdo qytetari të Kosovës që ta di se si qëndron puna. Tash është formuar një komision dhe ky komision duhet t’i sjell dëshmitë e vlefshme të përdorura ndërkombëtarisht që marrëveshja paraprake ka qenë e gabuar. Nëse nuk ka dëshmi ne do të kthehemi prapë te marrëveshja e parë. Mali i Zi nuk ka asnjë arsye të ngutet dhe të kërkojë diçka nga ne të cilën ne sot nuk mund ta bëjmë, siç është ratifikimi tash i asaj marrëveshjeje.
Mali i Zi nuk ka arsye të ngutet, por Kosova po, sepse, mos-ratifikimi i demarkacionit në parlamentin e Kosovës e ka stopuar liberalizimin e vizave për Kosovën?
Po, tash është problem i yni, sesa jemi ne në gjendje që të kemi dëshmi dhe ta dëshmojmë, se është i nevojshëm një negocim tjetër, këtë akoma nuk e di. Unë personalisht mendoj se duhet të sillen faktet. Nëse nuk ka fakte, ne duhet t}u tregojmë qytetarëve që nuk ka fakte dhe marrëveshja është ajo që është. Por, gjatë vizitës sime që kisha në Bruksel, unë nuk kam dashur që ta bëjë ndërlidhjen e këtyre dy çështjeve, demarkacionit dhe liberalizimit të vizave. Demarkacioni është një kusht i imponuar për Kosovën padrejtësisht dhe këtë ua kam thënë të gjithë atyre, me të cilët kam biseduar dhe në fund kisha biseda konstruktive dhe me komisionerin Johanes Hahn, zonjën Mogherini dhe ua kam thënë këtë dhe unë besoj që kam hasur në mirëkuptim dhe pothuajse është vendosur që të formohen dy grupe, një nga Kosova dhe një nga Komisioni Evropian për të biseduar mënyrën sesi të lirohemi nga kushti i demarkacionit dhe procesi i integrimeve të mos jetë peng i kësaj pike, por të ecet përpara dhe në procesin e integrimeve të përfshihet liberalizmi i vizave.
DW