TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Turqisë Erdogan , nesër deri me 11 tetor do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi.
Sipas deklaratës së bërë nga zyra për median në presidencë, Erdoan do të zhvillojë takime dypalëshe dhe ndërmjet delegacioneve me homologun serb.
Kreu i shtetit turk do të takohet edhe me Kryeparlamentarin e Serbisë.
Gjatë kësaj vizite do të zhvillohet gjithashtu edhe Forumi i Biznesit Turqi-Serbi.
Në kuadër të vizitës parashikohet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve në fusha të ndryshme.
Presidenti Erdogan , në kuadër të vizitës do të vizitojë edhe Novi Pazar-Sanxhak.
Në deklaratën e Presidencës bëhet e ditur se Turqia i jep rëndësi zhvillimit në çdo fushë të marrëdhënieve me Serbinë dhe kjo vizitë do të përbëjë një zhvillim të rëndësishëm në mënyrë që marrëdhëniet dypalëshe të jenë në dobi të gjithë rajonit.
TPZ.AL