TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë fushatës zgjedhore sonte në Deçan ka folur edhe një herë për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Ai nga vendlindja e tij ka thënë se nuk ka marrëveshje nëse nuk pajtohen dy palët.
“Derisa nuk e ka miratuar parlamenti ynë, nuk ka marrëveshje dhe kjo marrëveshje për demarkacionin nuk vlen”, ka thënë ai.
Sipas tij, kur marrëveshja ratifikohet nga parlamentet e të dyjave vendeve atëherë mund të quhet e tillë.
Ditën e parë që e kam marrë postin e kryeministrit e kam shkarkuar komisionin paraprak. Komisioni i ri do të gjejë fakte që është gabuar më herët dhe se kufiri është në Çakorr dhe në Kullë”, ka thënë Haradinaj.
Sipas tij, pas gjetjes së këtyre fakteve, Kosova do të ulet së pari me miqtë e saj dhe atyre do t’ju prezantohen këto të gjetura e më pas edhe me fqinjët. “Nëse duan fqinjët”, ka shtuar shefi i ekzekutivit.
“Faktet janë në anën tonë dhe kështu ka me u zgjidh ky problem”, ka përfunduar ai.