TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-komandanti mysliman boshnjak Naser Oric është shpallur i pafajshëm nga akuzat për krime lufte, nga një gjykatë në Sarajevë.
Oric dhe një veteran tjetër ushtarak, Sabahudin Muhic, akuzoheshin për vrasjen e tre të burgosurve serbo-boshnjakë pranë Srebrenicës në 1992.
Ai u arrestua në Zvicër në vitin 2015 pas një urdhëri serb, por u ekstradua në vendin e tij, për t'u përballur me akuza.
Shumë myslimanë boshnjakë, e konsiderojnë atë një hero, për udhëheqjen e mbrojtjes së Srebrenicës, gjatë luftës së viteve 1992-1995.
“Megjithatë, familjet e serbëve boshnjakë të vrarë në luftë , të cilët e shohin z. Oric dhe trupat e tij si kriminelë, dolën nga gjykata e Sarajevës në shenjë proteste, për gjykimin e tij të hënën”, - raportoi Reuters.
tpz.al