BALLKAN, 3 Tetor 2017, 18:14

Indiferenca pas përmbytjeve, Zaev: Të korrigjohet kjo padrejtësi

Indiferenca pas përmbytjeve, Zaev: Të korrigjohet kjo padrejtësi

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, pati një takim pune me koordinatorët që po vlerësojnë masën e përmbytjeve të fundit në zonën e Centos në afërsi të Shkupit dhe zonat përreth, ku një numër biznesesh lokale patën dëmtime serioze.

Përfaqësuesit e informuan kryeministrin maqedonas për indiferencën e pushtetit lokal, për mosmarrjen e hapave konkretë për zgjidhjen e problemeve.

“Vullneti im dhe i shumicës është që të korrigjojmë këtë padrejtësi. Ne do të ndërmarrim të gjitha hapat e mundshme, për të treguar ese shteti duhet dhe mund të jetë si një nënë për të gjithë”, tha Zaev gjatë takimit, raporton faqja zyrtare e qeverisë maqedonase. /TPZ.AL/