AKTUALITET, 27 Nëntor 2019, 11:20

Papa Francesku: Të lutemi për ata që janë prekur nga tërmeti në Shqipëri

Papa Francesku: Të lutemi për ata që janë prekur nga


Papa Francesku lutet për viktimat që i shkaktoi tërmeti i djeshëm në Shqipëri. Mësohet se Papa është shprehur se duhet të lutemi për ata që janë prekur nga kjo fatkeqësi.

"Dëshiroj t'i dërgoj përshëndetjen dhe afërsinë time popullit shqiptar që ka vuajtur aq shumë këto ditë. Shqipëria ka qenë vendi i parë i Evropës që kam dashur të vizitoj. Jam afër viktimave, lutem për të vdekurit, për të plagosurit dhe për familjet.

Zoti bekoftë këtë popull që e dua aq shumë".

31 viktima, 650 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm që ka ngjallur panik tek të gjithë shqiptarët.

Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi 25 persona janë ende të humbur. Mëngjesin e sotëm janë gjetur nën rrënoja të pajetë, Klement Çupi bashkë me babain e tij, Hajredin Çupi.

Ndërsa në spitalin e Traumës, humbi jetën Sajmir Greku, 31-vjeç. Ndërkohë janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat çifti Çelnike Greku dhe Pëllumb Greku, prindërit e Sajmirit.