TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Dy djemtë kishin vetëm tre ditë që kishin ardhur nga emigrimi, për të vizituar në Thumanë prindërit”. Kështu deklaron e afërmja e familjes Çupi, nga të cilët vetëm një pjesëtarë mbeti i gjallë nga tërmeti shkatërrues në Thumanë.
Në një prononcim për ‘News24’ Erjola Jata, e afërmja tha se familja Çupi jetonte në pallatin 6-katësh prej 20 vitesh.
“Nën rrënoja ndodheshin 3 anëtarë të një familje. Vetëm njëri nga djemtë e Hajredinit shpëtoi, tjetri vdiq. Prej 20 vitesh jetonin në këtë pallat. E gjithë familja ka qenë në banesë jetonin në katin e tretë.
Në tërmetin e datës 21 shtator kanë pasur dëmtime të vogla. Plasaritje të vogla kanë pasur. S’kanë pasur anën financiare të lëviznin nga ky pallat. Hajredini ka qenë pensionist, ndërsa gruaja e papunë.
Djemtë kishin 3 ditë që kishin ardhur në Thumanë, njëri ishte emigrant në Greqi, dhe tjetri në Angli”, tha afërmja e kësaj familje fatkeqe.