AKTUALITET, 27 Nëntor 2019, 10:21

Nxirret i pajetë nga rrënojat çifti Greku në Thumanë, shkon në 29 numri i viktimave

Nxirret i pajetë nga rrënojat çifti Greku në Thumanë,


Pavarësisht se shpresat nuk ishin shuar, lajme të këqija vijnë sërish nga Thumana, atje ku tërmeti i së martës ishte shkatërrues, duke shkaktuar viktima.

Një çift bashkëshortësh, Pëllumb dhe Çelike Greku janë nxjerrë nga rrënojat e pallatit 6-katësh ku banonin.

Pas më shumë se 24 orë kërkimesh, ata janë nxjerrë të pajetë. Tragjike ka rezultuar fati për këtë familje, pasi edhe djali i tyre, Saimir Greku ndonëse u nxor i gjallë, humbi jetën në spital.

Ndërkohë, i vetmi nga familja, që mbeti i gjatë ishte Kelemend Greku. Çifti ishin prindër të 3 fëmijëve, dy djem dhe një vajze.

Aktualisht nga tërmeti shkatërrues ka shkuar në 29, ndërkohë ka të tjerë persona që rezultojnë të zhdukur.